Milinkoviç: Për 3 pikë në Korçë, por nuk është vendimtare

Trajneri i Kukësit, Mlladen Milinkoviç, është shfaqur sot para gazetarëve, për të folur në prag të ndeshjes kundër Skënderbeut në Korçë, sfidë ku trajneri serb kërkon fitoren, si një shans për të rihapur gjithçka në garën për kreun. Megjithatë, sipas tij çdo rezultat është i mundshëm dhe nuk është një ndeshje që vendos ndonjë gjë, sepse çdo javë mund të lihen pikë.

Unë e kam thënë, ne duam të marrim 3 pikët edhe sidomos tani që kemi ulur diferencën, e rëndësishme është të luajmë fort dhe mirë te marrin sa me shume pikë. Nuk besoj se kjo ndeshje do të vendosë gjithçka nëse fitojmë, do ecim, nuk më intereson vetëm sfida me Skënderbeun, por paraqitja e ekipit në çdo ndeshje. Kjo nuk është ndeshja e fundit, sepse të gjithë kundërshtarët kanë mundësi të marrin pikë nga skuadrat e tjera siç po e shohim këto javë, mund të ndodh gjithçka. Ju siguroj qe ne me Skënderbeun do të luftojmë për të marrë 3 pikët. Skënderbeu është një ekip i mirë, ka lojtarë të mirë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Me fitoren ndaj tyre përveçse ngushtojmë diferencën, jemi edhe brenda objektivave. Në kushte te tilla, në teren të rënduar një gabim kushton shumë. Duhet pasur kujdes, vijmë pas dy fitoreve dhe ana psikologjie e lojtareve është e mirë”.

MUNGESAT – “Përveç Allës, që është penalizuar me kartonë, nuk kemi mungesa të tjera. Alijev është rikuperuar dhe këtë javë ka bërë stërvitje. Edhe Krkotiç besojmë do të jetë në 18-shen e lojtarëve të përzgjedhur për këtë sfidë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *