Milani shkëlqen në ceremoninë e 125 vjetorit, por lojtarët dështojnë në fushë! I ndal Xhenoa në “San Siro”

Milani festoi sot 125 vjetorin e themelimit të klubit. Plot 125 vite histori e lavdi për kuqezinjtë, që u kremtuan me një ceremoni të veçantë përpara duelit të sotëm kundër Xhenoas. Klubi shkëlqeu me organizimin, duke zbritur në fushë legjenda si Rajkard, Van Basten, Gulit, Inzagi, Sedorfi, Pato etij, si dhe trofetë që ata kanë fituar.

Por spekltakli përfundoi në momentin që nisi loja. Lojtarët, të cilët mbanin veshur edhe një fanellë të veçantë enkas për këtë 125 vjetor, nuk ia dolën ta mbyllin mbrëmjen me fitore. Kuqezinjtë u ndalën nga Xhenoa në “San Siro”, teksa ndeshja përfundoi me shifrat 0-0./Sport Ekspres/