Formacioni më i mirë për të mbyllur lojërat… Milani ia ka dalë dhe me një rezultat të thellë 0-3 në qytezën e Razgradit, ku 7500 tifozë vërshuan në stadium, ka arritur që të heqë kështu mundimin e ndeshjes së kthimit, kur rrotacioni do të jetë i detyrueshëm për Gatuzon. Kështu, ajo që mund të ishte një transfertë e bezdisur u kthye në shëtitje, edhe pse vuajtje kishte jo pak.
Në fakt, brazilianët e Ludogoretsit i hapën jo pak probleme, me Sisinjon e papërmbajtshëm në krah, apo Marselinjo dhe Uanderson, ndërsa edhe Lukoki ka qenë shpesh i rrezikshëm. Por, megjithatë, Patrik Kutrone largoi frikën, me një gol “alla Inzagi”, i disati për të. Mjaftoi një devijim dhe topi në rrjetë.
Në pjesën e dytë, Donaruma dhe fati shpëtoi golin e barazimit, teksa një penallti e shkaktuar nga vendësit i dha mundësi Rodriguezit të realizonte. Në fund, llogaritë u mbyllën nga Borini.