Eliminimi nga kupa nuk i lëkund pozitat e Bledi Shkëmbit

Ditën e mërkurë Liria e Prizrenit u eliminua pas 11-metërshave në Kupën e Kosovës, nga Vushtrria. Në një ndeshje tepër të vështirë sidomos për shkak të fushës skandaloze dhe baltës në të, Liria ishte pranë fitores, por pësoi gol në fund me 11-metërshat nuk i buzëqeshën. Sot në disa portale në Kosovë është folur edhe për një lëkundje të pozitave të trajnerit Bledi Shkëmbi, por ish-kapiteni i Skënderbeut vijon punën i qetë, pasi klubi i ka dhënë mbështetje të plotë në mbledhjen e zhvilluar sot.

“Nuk është e vërtetë që kryesia po e mendon shkarkimin e Bledi Shkëmbit, siç thuhet në këto mjete, që prodhojnë dizinformata dhe që janë të dëmshme për opinionin publik dhe as që i bëjnë nder vetë sajuesve të këtyre lajmeve. Ne jemi të kënaqur me punën profesionale të Shkëmbit. Po ashtu, marrëdhëniet me Komunën janë në nivelin e duhur, ku kryetari Mytaher Haksuka, ka pritur drejtues të KF Liria, sikurse edhe zyrtarë të DKRS-së në Prizren, që kanë premtuar vazhdimin e përkrahjes sikurse edhe në të kaluarën, që Komuna ka dhënë për KF Liria. Liria, hedhë poshtë spekulimet dhe kërkon nga mbështetësit e skuadrës që t’u kthehen betejave të kampionatit”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online