Milani është rikthyer te fitorja në kampionat. Kuqezinjtë kanë mposhtur Udinezen me goleadë. “Djalli” ka fituar me shifrat e thella 0-4 në transfertën e sotme, ku ka dhënë një mesazh për garën për vendin e 4-t.
Leao (42’), Pavloviçi (45’), Teo Hernandezi (74’) dhe Rajndersi (81’) ishin autorët e golave për Milanin. Kuqezinjtë mbeten në vendin e 9 në renditje, me 51 pikë të grumbulluara. Pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve është vetëm 6 pikë larg për Milanin, por skuadrat që renditen sipër tij në Serinë A kanë nga një ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar./Sport Ekspres/