Milani pezull, së shpejti mund të shitet

Jonghong Li është në telashe të mëdha dhe pas falimentimit të një prej kompanive të tij në Kinë, tashmë presioni është rritur ndjeshëm dhe brenda ditës së sotmd pronari i Milanit duhet të gjejë 10 milionë euro, për shtimin e ri të kapitalit. Ndonëse është pronar i klubit, realisht Li është në duart e fondit të investimeve Eliot, që i ka dhënë borxh shifra të mëdha për blerjen e klubit kuqezi. Nëse Eliot vendos të mbulojë edhe shifrën që duhet derdhur sot, praktikisht i lind e drejta ta marrë Milanin dhe ta nxjerrë në shitje.

Sipas La Repubblica, Eliot ka që tani në listë dy fonde investimesh që janë gati ta blejnë Milanin: një drejtohet nga miliarderi nga Uzbekistani Abisher Usmanov dhe tjetri nga emiri Saed Al Falasi.

Ndërkaq, Tuttosport shton në listën e të interesuarve edhe biznesmenin rus Dmitrij Ribolovlev, pronari aktual i Monakos në kampionatin francez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *