Më në fund duket një Milan bindës, i bukur, konkret dhe fitues. Sot në Ferrara ndaj Spalit erdhi një fitore e shkëlqyer, me rezultatin 4-0, me dy gola nga Kutrone, një nga Bilia e një nga Borini.
Gatuzo mund të buzëqeshë, është rezultati i tetë pozitiv rresht mes kampionatit e kupës, fitorja e katërt në 5 ndeshjet e fundit në Serinë A, duke kapur për momentin vendin e gjashtë.
Ndeshje me një drejtim, sepse që në minutën e dytë Kutrone përfitoi nga një top i grushtuar keq nga Meret dhe gol. Viviani goditi shtyllën për Spalin me goditje dënimi, por në pjesën e dytë Kutrone shënoi sërish dhe mori fund, me Bilian e Borinin që festuan golin e parë në Serinë A me Milanin.