Milani në Kosovë, nis shitja e biletave

Milani do të zbresë për herë të parë në fushë në Kosovë, për një miqësore kundër kampionit të Kosovës, Feronikelit, më 10 gusht (20:45), në Prishtinë.

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të presë një ndeshje të madhe sidomos për simbolikën e vet, sepse tashmë Kosova është një realitet i respektuar nga të gjithë dhe rritja e shpejtë e futbollit të Kosovës nuk kalon vetëm nëpërmjet kombëtares, por edhe klubeve, që sa vijnë e rriten.

Milani do të luajë shumë miqësore këtë verë, nga Europa deri në Amerikë, pasi nuk merr pjesë në kupat e Europës, ndryshe nga Feronikeli, që është tashmë në turin e parë kualifikues në Champions League.

Sot ka filluar shitja e biletave për ndeshjen miqësore ndërmjet Feronikelit dhe Milanit, sepse kompania  ww.t-ticket.al mundëson blerjen online të të gjitha biletave KETU, për të evituar problemet e njohura me shitjen e biletave në tregun e zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *