Keq në fushë, akoma më keq jashtë saj. Momenti i Milanit është dramatik dhe euforia e kalimit të klubit nga Berluskoni te pronarët kinezë është shuar.
Mbi 200 milionë u shpenzuan në merkaton verore dhe ndërkohë 740 milionë kushtoi blerja e klubit, shifra që kanë alarmuar UEFA-n, që kërkon të kuptojë nëse bazat financiare të klubit janë solide.
Administratori i deleguar Marko Fasone ka takuar drejtuesit e UEFA-s për t’i bindur për seriozitetin e projektit, por spanjollja Marca raporton se misioni i tij nuk ka qenë i suksesshëm.
UEFA ka shumë dyshime dhe as kualifikimi për në Champions League nuk do të mjaftonte për të rregulluar bilancin, ndaj në horizont është gjoba për shkeljen e Fair Play-t financiar dhe përjashtimi nga kupat e Europës.