Nga Klaudio Ndreca
Milani do ta ndërrojë trajnerin Pioli pavarësisht rezultateve të marra pas pandemisë. Kuqezinjtë po shkëlqejnë në këto takime të fundit ndërsa arritën të mundnin Lacion dhe Juventusin. Por kjo nuk e shpëton teknikun aktual që drejton ekipin e njohur në Seria A. Marrëveshja është arritur me Ralf Ragnick dhe pritet që zyrtarizimi të vijë në javën e ardhshme.
Ndërkohë Ragnick ka nisur procedurat për largimin dhe ndarjen pa probleme me Red Bull. Gjithçka është duke shkuar mirë në këtë drejtim dhe situata do të zgjidhet brenda pak ditëve. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se do të nënshkruhet një marrëveshje tre vjeçare me Milanin që përfshin 75 milionë euro për merkato ne verës që do të shpenzohen, por edhe gjysma e të ardhurave që do të vijnë nga largimet. /Sport Ekspres/