Milani mund Napolin edhe me 10 lojtarë, Alegri çon kuqezinjtë në krye të Serisë A

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Projekti i Milanit po shkon në rrugën e duhur. Masimiliano Alegri e ka dërguar Milanin në krye të Serisë A pas 5 javëve të para të kampionatit. Kuqezinjtë kanë mposhtur sot kampionët në fuqi të Italisë me rezultatin 2-1.

Saelemakersi ka tundur rrjetë që në minutën e 3-të të takimit, ndërsa në të 31-tën Pulisiçi ka dyfishuar shifrat. Në pjesën e dytë të lojës detyrohet të luajë me 10 lojtarë. Estupinani la fushën e lojës në minutën e 57 pas ndëshkimit me karton të kuq. Kevin De Brujni ngushtoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 60, por pa mundur të ndryshojë fatin e takimit./Sport Ekspres/