Milani me vizion të ri, Ragnick në stol dhe gati të “kopjojë” modelin e Red Bullit

Sezoni i ardhshëm me shumë mundësi do të gjejë një Milan me një tjetër fytyrë, pasi ndryshime pritet të ndodhin në kampin kuqezi. Më kryesori do të jetë në pankinë, ku përflitet gjerësisht se Pioli do të largohet për t’i lënë vendin gjermanit Ralph Ragnick. Ky i fundit ka pasur eksperienca të mëparshme në Gjermani, ndërsa tashmë mban postin e kreut të zhvillimit sportive në Red Bull. E pikërisht për këtë arsye, “Tuttosport” beson se mbërritja e tij në Itali do të sillte edhe një huazim të strategjisë së kompanisë Red Bull te Milani.

Shumë klube si Leipzig, Salzburgu, New York Red Bull dhe Red Bull Brasil janë binjakëzuar së bashku, teksa janë pjesë e së njëjtës kompani, asaj Red Bull. Pikërisht për këtë arsye mund të kemi një situatë të tillë me kuqezinjtë, të cilët mund të lidhin një sinergji me francezët e Lilës. Arsyeja është sepse fondi Eliot, që aktualisht ka në pronësi Milanin, gjithashtu ka investuar edhe te klubi i League 1./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online