Milani mbrohet përpara UEFA-s, zbulohet diskutimi me trupin gjykues!

Milani ka dalë dje përpara trupit gjykues në dhomën e hetimit financiar (Adjudicatory Chamber) në Nion të Zvicrës, ku seanca dëgjimore ka zgjatur rreth 2 orë. Delegacioni kuqezi përbërhej nga Marko Fasone, ekonomistja Valentina Montanari, avokati Kapeli, por edhe profesor Iago që ka qenë pjesë e projektit faiplayfinanciar, edhe pse nuk ka marrë pjesë në seancë. Një mbrojtje thuajse perfekte për kuqezinjtë, që janë kapur fort pas precedetëve të së shkuarës në lidhje me fairplay dhe anashkalimet e UEFA-s për të mos i penalizuar duke i lënë jashtë kupave.

Sakaq, vendimi i Milanit ka qenë për të mos paraqitur asnjë letër për hyrjen e një ortaku të ri brenda 15 apo 30 ditësh, teksa në sallë nuk ishte Han Li, krahu i djathtë i Jonghong Li, për shkak se Milani u mbrojt thjesht si klub me llogaritë në rregull dhe asnjë borxh nëpër banka, duke u ndarë nga pronari, që ka borxhet më të mëdha mbi shpinë. Sakaq, rol kyç ka edhe Elliott, që me një letër ka mbështetur financiarisht klubin nëse presidenti dhe aksioneri në mazhorancë, Mister Li, nuk do të shlyejë 30 mln euro deri në fund të muajit. Sakaq, vendimi pritet që të merret brenda 24-48 orësh.

Fasone – Pasi doli nga salla e seancës dëgjimore, administratori i deleguar i Milanit, Marko Fasone, u shpreh: “Ka pasur një debat të hapur me anëtarët e Adjudicatory Chamber, që zgjati dy orë ku edhe u dëgjuam. Presim vendimin. Mbrojtja jonë? Kërkojmë që Milani që vlerësohet në koherencë me vendimet e marra në raste të tjera ë FPF. Fakti që shtyher rasti ynë në dhomën gjykuese financiare është ndryshe nga se si janë trajtuar të tjerët, më duket i çuditshëm”. Sa i përket vendimit, Fasone tha se “nuk na është thënë kur vjen verdikti, që do të jetë mjaft e shpejtë. Nuk kemi pasur referime të tjera nga ana e presidentit”.

 

Mbi verdiktin politik… “Nuk dua të shpreh gjykime të parakohshme. Dhoma e Gjykimit përbëhet nga personazhe të profilit të lartë dhe kanë kohën e mjaftueshme përveç se për të analizuar debatin, por edhe për të riparë provat dhe mbrojtjen tonë. Do ta komentojmë gjithçka pas vendimit. Apeli në Gjykatën e Arbitrazhit? Si gjithmonë do të merret në bazë të vendimit. Nëse do të jetë një vendim penalizues, rruga e apelit është e mundur”.

Ortaku i ri – “Nuk mund të them asgjë, janë fakte që lidhen me aksionerin, si shumë nga ata të diskutuarit. Kemi zgjedhur një linjë të përbërë nga fakte të sigurta dhe jo supozime. Të shpresojmë që të vlerësohen fakte dhe jo prishmëria”.

Merkato – Sa i përket lëvizjeve në merkato… “Mirabeli është duke punuar pas kuintave, nuk shkoi në plazh për të marrë rreze. Vendimet mund të modifikojnë buxhetin, kemi një plan A dhe një plan B dhe do të lëvizim si pasojë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *