Milani mbetet në tunel, Atalanta e Berishës me krahë!

Kriza e Milanit vazhdon… Sikur të mos mjaftonte situata në kampionat, me katër humbje të pësuar (Lacio, Sampdoria, Roma dhe Inter), edhe në Europa League, ku kuqezinjtë kishin shënuar tetë gola deri tani, ka ardhur një ndalesë e rrezikshme në “San Siro” përballë skuadrës greke, AEK Athina. Helenët kanë marrë 1 pikë të artë në Milano, teksa portieri i tyre, Anestis, ka qenë heroi i takimit, me të paktën katër pritje deçizive, që kanë mbajtur rezultatin e bllokuar në 0-0. Për kuqezinjtë kanë shkëlqyer Kutrone dhe Suso, ndërsa Çalhanoglu ka qenë ndër më të dobëtit në fushë.

Eshtë rikthyer edhe Kaliniç nga dëmtimi, por pa lënë gjurmë dhe jashtë forme. Madje, grekët, në pjesën e parë, pas një “pastiçio” të mbrojtësit Musakio, për pak sa nuk ka shënuar, teksa fati i ka “buzëqeshur” Donarumës. Në pjesën e dytë, në fushë janë parë vetëm vendësit, mes disa vërshëllimave të publikur, që edhe në fund janë dëgjuar, por edhe pse presingu është rritur, ashtu si edhe rastet me Andre Silvën, Suson & Co, topi nuk ka mundur të shkojë në rrjetën e helenëve. Në sfidën tjetër, Rijeka ka fituar me tre gola në Vjenë, ndaj Austrisë.

FBL-EUR-C3-MILAN-AEK : News Photo

Sakaq, për Etrit Berishën dhe Atalantën vazhdon momenti i artë në Europë, teksa kanë shkatërruar Apollon Limasolin me rezultatin 3-1, me golat e Iliçiç, Petanja dhe Freuler, ndërsa qipriotët kanë realizuar me anë të Shembri, në barazimin momental 1-1. Për bergamaskët, një fitore e artë, që e çon në kuotën e 7 pikëve. Por, surpriza e mbrëmjes është kriza e pafund e Evertonit, që në Angli është mundur nga Lioni. Sakaq, në grupin C, Hofenhaimi ka mundur 3-1 Istambul Basaksehirin, teksa Vilareali në grupin A ka barazuar 2-2 me Sparta Pragën, ku edhe Baka ka shënuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *