Milani “kërcënon” Raiolën: Do t’ia tregojmë vendin!

 

Për çështjen “Donaruma” ka folur pas ndeshjes edhe drejtori sportiv i Milanit, Mirabeli: “Xhixho nuk ka shprehur kurrë vullnetin për t’u larguar. Sigurisht, dikush kërkont të krijojë diçka dhe të arkitektojë, por do të tutelojmë klubin. Do të mbështesim djaloshin, është trashëgimi e jona: e dimë se nga vjen e keqja, shpresojmë që ta zgjidhim muajt në vazhdim. Nuk kemi asnjë takim me Raiolën, Donaruma ka kontratë deri në vitin 2021 dhe nuk kam se çfarë t’i them. Në fillim qesha kur pashë lajmet që kishin dalë, por tashmë situata u bë serioze: duhet të vijë të na kërkojë duke u lutur që të largohet. Nëse do të ndodhë, atëherë do të jetë në dorën tonë.

Do të mbrojmë Milanin nga një zotëri që po prish imazhin tonë dhe atë të klubit. Do t’ia tregojmë vendin. Nuk lëmë njeri të na kapë nga fyti. Besoj se një ditë Donaruma do ta kuptojë se ku qëndron e mira dhe e keqja. Dhunë morale? Nuk besoj se mund të thuhet diçka e tillë, kurrë! Dikush, një zotëri, po përpiqet që të bëhet njeri spektakli. Lamtumira në janar? Jo, absolutisht. Xhixho duhet të vijë te ne dhe më pas të shohim kushtet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *