Milani kalon lehtë në Kupë, “eliminohet” vetëm… Donaruma!

0

Suso, Romanjoli, Kutrone… Kaq mjafton për të dërguar në shtëpi Veronën dhe për ta marrë seriozisht kupën e Italisë, duke mos rrezikuar ashtu si me kushërinjtë e Interit, një ditë më parë, në sfidën përballë Pordenones, të cilën e zgjidhën vetëm pas 120 minutash dhe ekzekutimit të 9 penalltive. Gatuzo kishte marrë masat dhe në fushë hodhi një formacion konkurrues, teksa që  në prekjet e para të topit u duk qartë se kuqezinjtë ishin të frymëzuar dhe se nuk do të toleronin asgjë.

Mesazhi i dedikuar Donarumes: “Dhune morale, 6 mln euro ne vit dhe afrimi i vellait parazit? Tani zhduku! Durimi u sos”

E megjithatë, prag ndeshja ose nxehja nuk nisi edhe aq mirë, duke qenë se pas lajmit se Mino Raiola dhe Donaruma kanë kërkuar praktikisht largimin nga klubi, duke rikthyer telenovelën e verës së shkuar, tifozët kanë reaguar në mënyrën e tyre: në fillim vërshëllima pa fund gjatë thirrjes së emrit nga spikeri, si të Xhixhos, ashtu edhe të vëllait, Antonio Donaruma. Më pas, një pankartë e cila shkruante “nuk kemi më durim, zhduku!”. Jo vetëm kaq, por edhe në prekjet e topit nga portieri, tifozeria pas porte ka reaguar në mënyrën e saj, ndërsa në fund të pjesës së parë, një pjesë e publikut i bërtiste nga lart “zhduku, mercenar”, teksa ai futej për në tunel…

https://www.youtube.com/watch?v=1UOOwah6ig0

Nga Donaruma te fusha, aty ku sigurisht kuqezinjtë kanë zhvilluar një “stërvitje” ndaj verdhebluve, duke e mbyllur gjithçka në vetëm 55 minuta, kur Kutrone me një kthesë të bukur me kokë, pas asistit të Susos. Ndërsa, në pjesën e parë, ishte në fillim Suso dhe më pas Romanjoli ata që i dhanë avantazhin e dyfishtë. Verona thuajse “zero”, me vetëm një shkëndijë të vogël, ashtu si në pjesën e dytë, me Fosatin, teksa skuadra e Gatuzos mund të kishte shënuar edhe më shumë gola, por u mjaftua edhe të menaxhonte forcat për kampionatin. Tashmë, përballja e fazës çerekfinale do të jetë ndaj Interit, një derbi që do të luhet në datën 27 dhjetor…

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.