“Milani im do kishte tentuar Messi-n”, Galliani kujton me nostalgji shkëlqimin e Serie A: Dikur ishim kulmi i karrierës, tani…

Kalimi i Cristiano Ronaldos tek Juventusi tre vite më parë u duk si një pikë kthese për futbollin italian, të cilit po i rikthehej vëmendja kryesore. Megjithatë teksa i drejtohemi vjeshtës së vitit 2021, Italia është kthyer në kohët më të errëta, aty ku lojtarët e mëdhenj shkojnë vetëm në rast se refuzohen nga ligat e tjera.

Ish-drejtori sportiv i Milanit, Adriano Galliani deklaroi se në kohën e tij Milani do të kishte provuar të blinte Messin, siç bëri me Van Basten. Sipas tij në atë kohë Italia ishte kulmi i një futbollisti, ndërsa tani vetëm fillimi i karrierës së tij.

“Me siguri i Milani i epokës sime do të kishte tentuar ta blinte (Messi-n). Ne arritëm të mbyllnim marrëveshjen me Van Basten, i cili dëshirohej nga Barcelona. Atë kohë ne ishim ekipi më i mirë në qarkullim. Dikur Seria A ishte pika e kulmit, tani kam frikë se është vetëm fillimi. Të drejtat televizive na pengojnë për momentin. Ne e humbën shkëlqimin pasi spanjishtja dhe anglishtja janë më të preferuara.”- u shpreh Adriano Galliani./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online