Milani është duke u rikthyer në nivelet më të larta dhe po korr rezultate pozitive që po vijnë radhazi. Që pas afrimit të Ibrahimoviç, kuqezinjtë janë tjetërsuar dhe kanë ndryshuar tërësisht fytyrën e tyre.
Në takimin e fundit thyen edhe mallkimin në derbi teksa mundën Interin në shifrat 1-2. Ekipi i Piolit po mban vendin e parë në renditjen e Serisë A, ndërsa buzëqeshja për tifozët zgjat për shumë arsye.
E ardhmja e Milanit duket e ndritur pasi sipas “Transfermarkt” është ekipi më i ri në Europë, me moshën mesatare 23.6 vjeç. Ajo që bie në sy është se në 10 skuadrat më të reja në Europë ka shumë përbërje nga “Ligue 1”. /Sport Ekspres/