Për Amir Rrahmanin, ndeshja kundër Milanit në çerekfinale të Champions League ishte momenti më i mirë i karrierës. Për fatin e keq të mbrojtësit shqiptar, kuqezinjtë e eliminuan dhe do të jetë skuadra e Piolit që do të përballet me Interin në gjysmëfinale.
Sikur kjo të mos mjaftonte, Rrahmani është dëmtuar në atë takim. Sipas raportimit të mediave italiane, mbrojtësi shqiptar do të mungojë në ndeshjen e radhës që Napoli do ta zhvillojë kundër Juventusit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/