Milani është vetë “Halloween-i” për tifozët, por perla e Susos i largon nga më e keqja

Milani nuk arrin të bind as me SPAL-in. Është e vështirë për t’u besuar situata aktuale, por kuqezinjtë janë vërtet shumë larg objektivave të tyre. Me rezultatin 1-0 është mbyllur kjo ndeshje, ku u vendos vetëm nga perla e Susos me goditjen e dënimit.

E gjitha pjesa tjetër, ishte tërësisht për t’u harruar. Një lojë e dobët nga kuqezinjtë që nuk krijonin dot raste as ndaj vendit të 19, i parafundit në Seria A. Madje duke merituar gjithë vërshëllimat e tifozëve në fundin e pjesës së parë.

Në një mbrëmje “Halloween-i” dhe me lojën e bërë ndaj Spal, padyshim që për tifozët më e frikshme është paraqitja e lojtarëve. Tre pikët arkëtohen në fund, duke bërë detyrën, por edhe këtu pa qendruar të qetë pasi hijet e atij barazimi me Leçen u rikthyen sërish në minutat e fundit. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online