Igli Tare ishte i ftuar në darkën e fundit të “Milan Club Old Clan”. Drejtori sportiv shqiptar ka shprehur krenarinë e tij që ishte pjesë e Milanit, qoftë edhe për vetëm 1 vit. Tare ka pranuar gjithashtu një pjesë të fajit për moskualifikimin e kuqezinjve në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
“E pranova këtë ftesë me kënaqësi dhe nder të madh, sepse kur mbërrita vitin e kaluar, takimi im i parë ishte me ju dhe menjëherë mora atë që kam dashur gjithmonë: dashurinë për këtë fanellë dhe këto ngjyra.
Ndihem pak fajtor, sepse në ditën e fundit nuk arritëm ta çonim Milanin në Ligën e Kampionëve. Por një gjë mbetet: Milani është më i madh se të gjithë. Edhe nëse ishte për një vit, ishte një nder i madh për mua të punoja për këtë klub dhe ju do të jeni në zemrën time kudo që të jem”, ka thënë Igli Tare./Sport Ekspres/