Ish-trajneri i Shqipërisë dhe aktualisht i Azerbajxhanit, De Biazi, ka komentuar elitën e futbollit të Italisë. I pyetur për ekipin që mbështet në Serinë A, trajneri ka shprehur vlerësimin e madh për Milanin. Megjithëse nëse flasim për shembullin e duhur sesi një ekip i vogël arrin në majat më të larta të futbollit, duhet të ndalemi te Atalanta.
“Seria A ka një avantazh këtë herë pasi nuk e ka asnjë ekip më të fortë se të tjerët. Milani është ekipi im i preferuar. Më veçanërisht pasi janë një skuadër me shumë lojtarë të rinjë dhe duhet komplimentuar Pioli për punën e mirë. Atalanta është shembulli i duhur për të gjithë sesi një realitet i vogël arrin aq larg”, u shpreh De Biazi. /Sport Ekspres/