Milani është pranë zyrtarizimit të talentit Tonali, teksa zbarkimi i talentit italian është thjesht çështje orësh. Shifrat e marrëveshjes për Tonalin janë 10 milionë euro per huazimin + 15 milionë euro psr të drejtën e blerjes + 10 milione euro bonuset,në rast kualifikimi të Milanit në Champions League.
Kuqezinjtë mposhten konkurencën e Interit, që pak ditë më parë ishte favoriti kryesor për transferimin e 20 vjeçarit, por ditën e djeshme zikaltërit hoqën dorë nga ky operacion. Sandro Tonali do të jetë lojtari i parë i blerë nga Milani, të cilit pritet t’i bashkohet sulmuesi i Real Madridit, Brahim Diaz, që pritet të vijë vetëm për një huazim të thjeshtë njëvjeçar. /Sport Ekspres/