Në mediat turke rritet dita-ditës interesimi i klubeve të njohura europiane për të marrë shërbimet e Vedat Muriqit. Paraqitjet fantastike me Fenerbaçen në këtë fillim të sezonit kanë vazhduar edhe me golat e shënuara ndaj Çekisë dhe Anglisë.
Shumë skautë kanë ndjekur më nga afër këtë lojtar, ndërsa nga Italia e kanë vëzhguar ekipe si Milani, Interi dhe Napoli. Për të vazhduar në Angli ku pretendimet e tyre kanë Totenhem dhe Ëest Ham, ndërsa lista mbyllet në Spanjë me Atletiko Madridin dhe dhe Valencian.
E gjitha kjo është e vërtetë pasi ekipet e siperpërmendura kanë dërguar skautët në stadium për të parë më nga afër performancën e Muriqit. Në mes të këtyre lajmeve, ka ardhur edhe reagimi i presidentit të Fenerbaçes, Ali Koç, që u shpreh: “Nuk e kemi blerë Muriqin për ta shitur. Ai do të qendrojë në ekipin tonë për të na ndihmuar. Unë nuk e shes edhe nëse ato klube do të më ofronin 30 milionë euro”, u shpreh presidenti i turqve. /Sport Ekspres/