Ledian Memushaj ka veshur dje për të parën herë fanellën e Beneventos në Serinë A (ka firmosur për dy vitet e ardhshme), por Sinisha Mihajloviç dhe të tijtë e kanë njollosur këtë debutim të vlonjatit, pasi goli i Iago Falkes në sekondat e fundit ka prishur festën. E ndërsa Memushaj ishte në fushë, Gjimshiti ishte në stolin e rezervave. Por, ajo që ra në sy, përpos humbjes, ishte fakti që Memushaj është aktivizuar në qendër të mesfushës dhe jo në krah, duke u bërë kështu organizator dhe kjo është arsyeja pse Benevento ka besuar te ai.