Mici shpallet njeriu i ndeshjes: Rivalët kanë paratë, ne kemi grupin

Mbrojtësi i Skënderbeut, Gledi Mici, ishte sërish një ndër më të mirët në fushë për të tijtë, duke luajtur një sfidë mjaft të mirë kundër Partizanit të Beogradit dhe duke mbuluar thuajse i vetëm gjithë krahun e majtë, ku Skënderbeu kishte vetëm Xhejms Adenijin për ta ndihmuar, por është e qartë që sulmuesi afrikan nuk është i aftë të mbrojë si duhet dhe Mici përballoi një ngarkesë të jashtëzakonshme.

Pas ndeshjes, në bazë të votimit nga UEFA, pikërisht Mici mori numrin më të madh të votave, duke u shpallur njeriu i ndeshjes, një vlerësim i rëndësishëm. Duke folur në Supersport, Mici u ndal te barazimi ndaj Partizanit, rezultat që e konsideroi të drejtë: “Ishte një ndeshje e vështirë, por luajtëm mirë, përballë një rivali cilësor. Bëmë gjithçka na kërkoi trajneri, por nuk ishte e lehtë. Nuk pati diferenca në fushë, ndaj barazimi them se është rezultat i mirë”.

Për Micin, sekreti i Skënderbeut në këtë moment është vetëm një: “Skënderbeu ka 3 muaj që po luan futboll në nivele të larta dhe nëse kundërshtarët kanë buxhete më të mëdha, ne kemi grup të shkëlqyer dhe deri tani ia kemi dalë mbanë mjaft mirë”. Anësori flet edhe për fundin e takimit, ku Skënderbeu vuajti pak: “Tërheqja në fund? Ndikuan pak nga të gjitha, lodhja, frika nga humbja, kujdesi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online