“Mezi po e pres”! Gjenden në të njëjtin grup, trajneri i Zvicrës: Kam shumë miq nga Kosova

Në shortin e djeshëm, Kosova mësoi kundërshtarët e saj për eleminatoret e Euro 2024. Ndër të tjerat, dardanët do të kenë përballë Kombëtaren e Zvicrës, e cila cilësohet si një ndeshje derbi, pasi në këtë shtet jetojnë shumë shqiptarë.

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin ka folur pas mësimit të shortit për “Euro 2024”. Ai deklaroi se është shumë i lumtur që ka Kosovën në grup dhe mezi e pret këtë ndeshje.

“Për mendimin tim kundërshtari më i fortë në grup është Izraeli. Unë kam shumë miq kosovarë në Zvicër dhe mezi e pres ndeshjen me Kosovën”- u shpreh Yakin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *