Mezani: Kualifikimi? Duhet të luajmë kështu dhe në ndeshjen e kthimit

Gentian Mezani ishte i kënaqur me paraqitjen e tij pas takimit me Luftëtarin. Tekniku vlonjat për “Gol pas Goli” kërkoi që skuadra të jetë me këmbë në tokë, pasi nuk e konsideron ende veten të kualifikuar.

“Duhet të qëndrojmë me objektivin që të kalojmë këtë tur. Bëmë mirë në këtë tur. Kemi hedhur një hap , por duhet të mendojmë dhe ndeshjen tjetër si këtë ndeshje. Pas një humbje në kampionat ishte rëndësishme që të mos gabonim dhe të merrnim një rezultat pozitiv në shtëpi. Duhej ta zgjidhnim këtu kualifikimin. Atje do të jetë një tjetër ndeshje, e luftuar nga të dyja skuadrat”.

“Shtubina është një lojtar me eksperiencë. Ai luan në disa role dhe është ndihmë e madhe për ne. Mund ta përdorim në disa pozicione. Kudo që e vendos jep më të mirën e tij. Duke pasur një skuadër me lojtarë me eksperiencë të gërshetuar me djem të ri gjërat shkojnë shumë mirë”.

“Ju kërkova djemve të ishim në agresiv, më të përqendruar. Jem i ndëshkuar në minuta e para. Kemi punuar gjatë javës. Duhet një skuadër më agresive. Skuadra luan futboll, por duhet të kemi dhe disa armë të tjera. Të gjitha skuadrat luajnë futboll. Ndryshimi ishte përqendrimi, agresiviteti dhe rikthimi i Eskerdës, që është përshtatur shumë mirë”.

“Europa është më afër nga Kupa. Edhe këtu ka vështirësi, pasi janë të gjitha skuadrat që synojnë kualifikimin në Kupë. Edhe Luftëtari se ka humbur 3-0 nuk do të tolerojë, do të luftojë për të marrë më të mirën. Është rruga më e mirë për të gjitha skuadrat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online