Mezani: Kartoni i kuq na penalizoi, por e patëm shansin

Pa ndeshjes ndaj Kukësit, trajneri i Laçit, Gentian Mezani, ka folur për mediat duke treguar se skuadra e tij u paraqit mirë deri në momentin që Eskerda u ndëshkua me karton të kuq. Tekniku vlonjate evidenton faktin se ekipi i tij e pati mundësinë për të realizuar, por për fat të keq nuk mundën që ta shfrytëzonin: “Kemi qenë në ekuilibër gjatë gjithë pjesës së parë. Bëmë lojën tonë dhe ishim të kujdesshëm deri në momentin që mbetëm me 10 lojtarë. Më pas pa diskutim që u vështirësua situata edhe Kukësi mori pak më shumë metra dhe na rrezikoi. E patëm dhe ne shansin tonë për të shënuar, por nuk mundëm. Duhet të pajtohemi me këtë rezultat.

“Gjykimi? Nuk mund të flas për gjykimin. Unë flas vetëm për lojën dhe mendoj vetëm për atë pjesë. Duhet të përmirësohemi akoma dhe më shumë e të mos gabojmë. Mendoj se ishte kartoni ai që na penalizoi, pasi për sa kohë ishim me numër të barabartë lojtarësh në fushë, luajtëm mjaft mirë. Në pjesën e dytë e nisëm mirë dhe patëm rritje. Më pas u pa se me një lojtar më pak është e vështirë të luash”, përfundoi trajneri Gentian Mezani.  

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *