Mezani i lumtur: Na mungon vetëm eksperienca

Trajneri i Laçit, Gentjan Mezani, ka qenë i kënaqur me barazimin në Gjirokastër, mbi rë gjitna për lojën e mirë. “Pësuam një gol të shpejtë nga një mungesë përqendrimi i ekipit tonë. Duke pare ecurinë e pjesës së parë, menduam të ndryshonim diçka, pasi vuajtëm në të dy krahët. Këtu ndikon edhe lodhja nga ndeshja e kaluar, që ishte shumë afër. Në pjesën e dytë mund të pësonim dhe golin e dytë por Selmani na mbajti ne lojë. Rrezikuam në fushën e lojës sepse nuk kishim çfarë të humbnim. Rexhinaldo ishte shumë larg portës dhe guxova në taktikën e ndeshjes.”

Ndërrimet funksionuan: “Sigurisht ishte kënaqësi, u futën Xhixha dhe Kallaku nga stoli. Këta janë lojtare të rinj pa eksperiencë, por kanë bërë shumë mirë deri tani. Dua të them se kemi një stol të mirë, këta lojtarë duhen futur në lojë por nuk kanë eksperiencën e duhur. Pak e vështirë për ta të kenë këtë ritëm gjithmonë për shkak të eksperiencës së tyre, por edhe sepse kanë luajtur shumë pak deri tani.”

Skuadra e re në moshë dhe përforcimet: “Nëse do të kisha shumë lojtarë me eksperiencë, atëherë do të vazhdoja kampionatin me ata lojtarë por ne kemi shumë lojtarë të rinj. Tani kam nevojë për dy ose tre lojtarë të tjerë me eksperiencë. Ata që do të duhet të vijnë në merkaton e dimrit duhet të na ndihmojnë me eksperiencën e tyre.”

Në verë Mezani mund të bashkohej me Luftëtarin:  “Nuk kam pasur kontakte direkte me drejtuesit e Luftëtarit, ka pasur biseda nga të tjerë për të realizuar këtë kalim. Gjithsesi, me drejtuesit e Luftëtarit dhe presidentin nuk kam asnjëherë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *