Gentian Mezani, pas ndeshjes me Flamurtarin, në deklaratën e dhënë për Supersport u shpreh:
“Duhet të ishim në ekuilibër dhe të kundërsulmonin. E kapim keq kundërshtarin, por nuk mundëm të shënonim kur ndodhi. Nuk ndiko largimi i Rexhinaldos, edhe Xhixha e bëri punën siç duhet. Ishte ndërrim i detyruar. Pjesa tjetër është se duhet të jemi të kënaqur me pikën. E rëndësishme ishte që të mos humbnim”.
“Nuk i kapëm dot me Lushkjën, ata kanë disa lojtarët të mirë dhe të gjatë. E mbuluan Rexhinaldon gjithë kohën, Uzuni do na shërbente shumë. Bushi ka bërë një ndeshje të mirë dhe pse jo duhet ta përgëzojmë”.
“Kupa? Mendojmë për kampionatin njëherë. Do vlerësohet në momentin e duhur”.