Mezani: Humbje zhgënjyese, lodhja nuk është justifikim

Trajneri i Laçit, Gentjan Mezani, ka mbetur mjaft i zhgënjyer nga humbja kundër Partizanit, duke e pranuar se skuadra e tij po ndjen edhe lodhjen dhe presionin e kalendarit të vështirë në ndeshjet e fundit. Gjithsesi, vlonjati nuk sheh justifikime dhe pret reagim të shpejtë.

“Lodhja u ndje, por nuk është justifikim, sepse goli i parë u pësua në krahun e djathtë, ku luante lojtar që ishte i freskët. Kishim punuar shumë në stërvitje dhe Fangaj gaboi në mbulimin e sulmuesit të Partizanit. Pjesa tjetër, pa diskutim që u ndje lodhja, por duhej të luanim më mirë. Është koha për sprintin final dhe gjithsecili duhet të marrë përgjegjësi përsipër e të japë maksimumin. Kemi objekitvat tona dhe që nga ndeshja e ardhshme duhet të reagojmë.

“Mungesa e eksperiencës? E vërtetë, lojtarët më të mirë edhe sot ishin veteranët, si Sefgjini e Shtubina, por skuadra duhet të kuptojë se tashmë ka shumë ndeshje që luan dhe ka pasur edhe rezultate mjaft të mira, ndaj nuk është fare pa eksperiencë. Duht gjetur mënyra për të grumbulluar dhe gjetur forcën për fundin e sezonit.

“Europa? Do të mendojmë fillimisht për Luftëtarin, kemi një javë kohë për të punuar së bashku, ndërsa më pas do të mendojmë për kupën. Nuk bëjmë diferencim mes kompeticioneve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online