“Marrëdhënia jonë me Napolin është si ajo me të dashurën që ke 5 vite bashkë dhe grindesh çdo ditë me të. Vjen një pikë që nuk duron dot”. Kështu u shpreh menaxheri i Hysajt, Xhuifredi, i cili ka thënë se mbrojtësi shkodran do të largohet nga Napoli me 99.9%.
Paraqitja fantastike ndaj Milanit bëri që futbollisti shqiptar të merrte vlerësime të mëdha. Por kush do të jetë destinacioni i radhës për Hysajn? Në Itali kanë raportuar sërish se PSG po vazhdon bisedimet për marrjen e këtij lojtari me parametra zero.
Por një ide e re po hidhet teksa Sarri shfaqet me një rikthim te Napoli. Nëse kjo do të ndodhte, atëherë largimi i Hysajt do të bllokohej. Sarri është mësuesi i parë i Hysajt dhe e dëshiron së tepërmi këtë mbrojtës, teksa do ta sillte nga Empoli te Napoli dhe njëkohësisht e ka kërkuar në kohën kur ishte pjesë e Chelseat. /Sport Ekspres/