Mëson nga gabimet e së shkuarës! Trajneri i Anglisë humbte penalltinë e makthit, tani përgatit penalltitë me Gjermaninë

Angli-Gjermani do të jetë ndeshja më e bukur dhe me koeficientin më të lartë të vështirësisë sa i përket kësaj faze ku kemi mbërritur në Europianin. Trajnerit të “tre luanëve”, Southgate, i kthehen makthet e së shkuarës. Në vitin 1996 do të gabonte nga pika e bardhë e penalltisë për të eliminuar Anglinë kundër Gjermanisë.

Ky ishte makthi i vërtetë i Southgate në karrierën e tij si lojtar. Penalltia e ekzekutuar nga Southgate ishte e 6, teksa nuk ishte llogaritur që në fillim për të goditur. E për këtë arsye këtë herë trajneri nuk kërkon që këto makthe t’i kthehen lojtarëve që drejton sot. John Stones ka pranuar se te Anglia po përgatiten për penalltitë kundër Gjermanisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *