“Qetësi e frikshme”, trajneri Ruco komenton super sfidën nga Tirana: Belgjika ka një lojtar të padukshëm në fushë

Trajneri Edmond Ruco ka komentuar ndeshjen më të rëndësishme të ditës së sotme dhe që mbërthen gjithë tifozët pas televizorit. Bëhet fjalë për përballjen mes Belgjikës dhe Portugalisë. Tekniku Ruco ishte i ftuar në “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” teksa ka vlerësuar së tepërmi mesfushorin Ëitsel, duke e quajtur si futbollin e padukshëm që përmendet pak nga mediat dhe eklipsohet nga De Bruyne, por që ka rëndësinë më të madhe.

“Nuk e kuptoj se ku shkojnë këta njerëz. Tirana është bosh sot, më duket pak e frikshme. Është më shumë qetësi sesa duhet në një ditë futbolli të tillë. Portugali-Belgjikë? Është përballë një superekordmen si Ronaldo dhe supermen si Lukaku. Nuk i dihet asnjëherë. Belgjika? E dini se kush është lojtari kleckë? Është Ëitsel. Është ai lojtari i padukshëm që merr topin nga mbrojtja, e shpërndan te shokët e skuadrës dhe bën punë të madhe. Por loja e tij eklipsohet nga Kevin De Bryune”, tha Ruco. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online