“Mesin do e kisha shitur në verë”, habit presidenti i Barcelonës, Neymar-in e marrim, por nëse vjen falas

Presidenti provizor i Barcelonës Carlos Tusquets foli ditën e sotme për ish-sulmuesin e krahut të majtë, Neymar Jr, i cili shprehu hapur dëshirën për tu rikthyer në “Camp Nou”. Ai u shpreh hapur se nuk do ta blinte asnjëherë yllin brazilian për asnjë ofertë, vetëm në rast se mund ta marrin me parametra 0. Goditja financiare nga izolimi total për disa muaj ishte mjaft e rëndë për klubin katalanas, të ciliët detyruan lojtarët të lëshonin gjysmën e pagës për të balancuar humbjet.

“Neymari do të vijë vetëm falas, ose në rast se presidenti i ardhshëm do të bëjë ndonjë mrekulli, ose nëse disa lojtarët shiten dhe të gjitha paratë të investohen tek ai.”- u shpreh Tusquets. Gjithashtu Tusquets u shpreh se nuk do ta kursente as argjentinasin Lionel Messi dhe nëse do të ishte ai president në vend të Bartomeut do ta kishte shitur që në verë tek kiubet e interesuara.

“Po të flasim nga ana financiare do ta kisha shitur Messin në verë. Do të ishte mjaft e dëshiruar po të marim parasysh shitjet dhe blerjet e skuadrës. Nën drejtimin e trajnerit Koeman, skuadra e Barcelonës e ka nisur keq në kampionat duke u renditur në vendin e 7-të në kampionat, ndërsa kanë treguar një formë krejt tjetër në UEfa Champions League, ku I kanë fituar të gjitha ndeshjet e mundshme./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online