Mesi ka mbyllur zyrtarisht çdo mundësi për të veshur përsëri fanellën e Barcelonës dhe në listën e skuadrave që mund të sigurojnë shërbinet e tij gjendet edhe Interi. Por kjo çështje duket se është shqetësimi i fundit që kalon në mendjen e tifozëve zikaltër. Këta të fundit kanë orgazinuar ditën e djeshme një protestë pranë ambienteve të klubt për faktin se Zhang po shqyrton ofertat e Chelsea-t për të shitur Romelu Lukakun.
Pas largimit të trajnerit që i shpalli kampion, ndarja edhe me goleadorin e ekipit të tyre të zemrës do të ishte një goditje e rëndë për ta. Përpos parrullave kundër kryesisë së Interit, tifozët kanë ardhur me një ide gjeniale. Mbështetësit e kampionëve të Serie A kanë vendosur “derrkucin” pranë ambienteve të brendshme të klubit për të mbledhur qindarkat që të mos shitet Lukaku./Sport Ekspres/
Iniziative dei tifosi fuori dalla sede: un salvadanaio con i risparmi… la fantasia non manca. #Inter pic.twitter.com/az1hdh5WEY
— Pasquale Guarro (@GuarroPas) August 6, 2021