Mesi pritet mes duartrokitjeve te PSG, por shihni “shikimin e frikshëm” që i hedh vëllai i Kylian Mbappe

Messi arriti të fitojë Botërorin që u luajt në Katar, duke përmbushur kështu ëndrrën e tij të jetës.

Pas një ekzekutimi më të mirë të penalltive, Argjentina fitoi kundër Francës dhe sulmuesit e PSG-së luajtën rolet kryesore.

Sigurisht që nga njëra anë ishte Messi, ndërsa rolin kryesor e luajti Kylian Mbappe me tre gola në fanellën franceze.

Tashmë argjentinasi la pushimet dhe i bënë një pritje të mrekullueshme në klub.

Edhe pse Kylian Mbappe nuk ishte aty, ishte vëllai i tij Ethan, i cili dukej se e vuante jo pak situatën e Kylian.

Vështrimi që Ethan i drejtoi Messit është vërtet “i frikshëm” dhe sigurisht fotografët nuk mund ta linin pa kapur këtë detaj kaq të rëndësishëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *