Mesi mban një rrip për “magji”/ Ia dha nëna e një gazetari, ka aftësinë të transformojë lojtarë dhe i dha fatin për trofeun e parë me Argjentinën

Besytnitë lidhen ngushtësisht edhe me futbollin, teksa shumë lojtarë zgjedhin që të bëjnë disa rituale të caktuara dhe të tjerë që mbajnë me vete gjëra nga më të ndryshme, për t’i sjellë fat në ndeshje. Këtu nuk përjashtohet as ylli i Argjentinës, Lionel Mesi. Ky i fundit kishte fituar gjithçka me Barcelonën, por asgjë me Argjentinën. Më e dhimbshmja ishte Kupa e Botës në Brazil, atje ku humbi në finale ndaj Gjermanisë në shifrat 1-0.

Ngjarja që Mesi nuk do të harrojë kurrë ishte viti 2018 në Kupën e Botës të Brazilit. Argjentina do të eliminohej shpejt, por një gazetar ndaloi Mesin duke i thënë: “Nëna ime të do ndoshta më shumë se mua. Unë kam një rrip të kuq dhe nëse dëshiron, dua ta jap. Është nga nëna ime, sigurohu që të mos e humbësh”. Mesi e pranoi dhuratën e gazetarit dhe në atë ndeshje do të fitohej 2-1, me yllin që asokohe luante te Barcelona dhe që do të shënonte golin e fitores.

Për këtë arsye Mesi nuk e hoqi më rripin fatsjellës. Pas pak kohe gazetari e pyet Mesin nëse e mbante mend, ndërsa futbollisti i tregoi menjëherë rripin e kuq që e mbante ende. Sigurisht që gazetari mbeti i befasuar. Tashmë ky lojtar numëron edhe trofeun e munguar me Argjentinën duke ia dalë në finalen ndaj Brazilit. Ndërkohë Mesi e huazon shpeshherë rripin e tij fatsjellës që e vendos në këmbën e majtë. Në një ndeshje ia dha Paulo Dybala që e mbajti në krahë dhe realizoi golin e parë në fanellën e Kombëtares së Argjentinës.

“Messi më dha një rrip të kuq para lojës për të më sjellë fat dhe unë arrita të shënoj golin e parë për Argjentinën”, do të shprehej pas ndeshjes Dybala. Messi dikur i dha të njëjtin rrip Philippe Coutinho pasi ai po kalonte një situatë të vështirë në Barcelonë dhe është interesante që braziliani gjithashtu arriti të shënojë një gol në atë ndeshje. Sa i përket argjentinasit, shihet ende në fushën e blertë me “dhuratën” e përgatitur nga nëna e gazetarit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *