Lionel Mesi arriti të fitonte Botërorin e Katarit. Ky ishte trofeu i vetëm që mungonte në kabinetin e “pleshtit”. Për ta festuar më tepër këtë sukses të arritur, Mesi kishte menduar që të merrte trofeun e Botërorit me vete dhe ta ndante gëzimin me tifozët e PSG.
Por kjo ide nuk u pëlqeu shumë drejtuesëve të klubit. Ata nuk e lejuan pasi do të konsiderohej si një provokim i hapur për Mbape. Jo vetëm për shkakun e humbjes së finales nga Franca, por në të gjitha festimet e kryera nga lojtarët e Argjentinës, Mbape ka qenë në kryeqendër të talljeve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/