“Mesi, do ndonjë këshillë si t’i shënosh Nigerisë?”

Edhe Ekstremadura bëhet pjesë e Kupës së Botës. Klubi i divizionit të tretë spanjoll ka përdorur Twitter për të ngacmuar Argjentinën dhe Mesin. Gjithçka mori shkas nga postimi i një gazetari që shkruante se Argjentina do të luajë ndeshjen e jetës kundër një portieri që luan në divizionin e tretë spanjoll.

Behet fjalë për Fransis Uzoho, 19-vjeçari i Deportivo La Korunjës, i cili luajti me ekipin B sezonin e fundit. Uzoho ishte spektakolar ndaj Islandës dhe u bë portieri i dytë më i ri në histori që mbyll një ndeshje Botërori pa pësuar gol, në ndeshjen e fituar ndaj nordikëve.

Ndërkaq, Ekstremadura u ndesh me Deportivo B në playoff para pak javësh, duke u kualifikuar me fitore 2-1 në shtëpi dhe humbje 3-2 në transfertë.

Kjo ka bërë që Ekstremadura në Twitter t’i drejtohet Argjentinës: “Hej, Federata Argjentinase. I thoni Mesit që mund të na pyesë ne, nëse i duhet ndonjë këshillë si t’i shënojë Uzohos”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *