Ditët e fundit ka bërë xhiron e mediave një foto e Mesit me Lamin Jamalin në kohën kur ky i fundit ishte ende një foshnje. “Jamali mori bekimin e Mesit”, ishte fraza që qarkullonte në çdo medium sportiv, duke besuar se kjo foto shkon përtej rastësisë. Por babai i talentit 17-vjeçar e mendon ndryshe. Munir Nazraui ka thënë për “Mundo Deportivo”-n se ndoshta ishte djali i tij ai që bekoi Lionel Mesin për të bërë atë karrierë madhështore.
“Mesi bekoi Jamalin? Ose Lamini bekoi Mesin. Nuk e di… Për mua djali im është më i miri në gjithçka, jo vetëm si futbollist. Fotoja me Mesin është një rastësi e jetës”, ka deklaruar Munir Nazraui./Halit Delibashi-Sport Ekspres/