Pas afrimit apo testimit të shumë lojtarëve të rinj, Partizani ka afruar edhe një futbollist 33-vjeçar. Bëhet fjalë për mesfushorin me tipare mbrojtëse Milan Çulum, serb, i cili në pjesën e parë të sezonit ishte titullar, me 13 ndeshje të luajtura, te Slloboda Tuzla në Bosnje-Hercegovinë.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri Sulejman Starova, i cili në konferencën e sotme për shtyp deklaroi: “Po, serbi do të jetë pjesë e ekipit”.
Më parë Çulum ka luajtur edhe me Zeljezniçarin në Bosnje, ndërsa në Serbi ka luajtur me OFK Beograd, Çukariçkin, Smederevob, Hajduk Kulën, Radniçki Nish, Radniçki Kragujevac Radnik Surdulica e Rad Beograd.
Futbollist 2 metra i gjatë, Çuluk ka eksperiencë të jashtëzakonshme dhe ka luajtur rregullisht në çdo ekip, ndaj Partizani ka vendosur të shkelë për një moment rregullin e ri, duke testuar edhe një lojtar me një moshë disi të papërshtatshme për strategjinë afatgjatë të klubit.