Mesfushori i Dinamos së Kievit, Vitalij Bujalski, duke folur pas ndeshjes së fituar 3-1 ndaj Skënderbeut, ka evidentuar diçka interesante, sepse sipas tij Skënderbeu ishte inferior në aspektin fizik ndaj Dinamos dhe kjo e vendosi ndeshjen.
“Mëkat që në pjesën e parë u duk sikur luajtëm keq, sepse realisht krijuam raste për shënim, por i gabuam. Ishte një ndjejë e pakëndshme të dëgjoje fishkëllimat e tifozëve kur lamë fushë në pushim. Ato fishkëllima na lënduan, sepse të gjithë po mundoheshim dhe nuk e prisnim sjelljen e tifozëve”, komenton Bujalski në lidhje me pjesën e parë.
Ndërkaq, kthesa e madhe erdhi në pjesën e dytë: “Skënderbeu mbrohej shumë mirë dhe ishte shumë e vështirë ta çaje në prapavijë, sidomos në pjesën e parë. Në pjesën e dytë bëmë ndryshime e krijuam më shumë hapësira në sulm, sidomos falë lojës nga krahët. Skënderbeu u duk i lodhur pas pushimit, po të ishim më të përgatitur fizikisht mund të ishin mbrojtur po aq mirë sa në pjesën e parë”.
Puthini kemben atij per golin e pare qe ja kapi mire,falenderoni zotin qe Jashanica dhe Osmani luanin te demtuar dhe nje falenderim jepini arbitrit qe si gjithmone beri ate qe bejne me shqiptaret,japin penallti dhe kartona kot me kot.
Do shohim ne Shqiperi o muzhik i Uraleve.