Pika më e fortë që ka Shqipëria e Rejës aktualisht është mesfusha. Sigurisht që edhe repartet e tjera janë në nivelin e duhur, por përgjegjësinë më të madhe e kanë mesfushorët që duhet të thyejnë aksionet dhe të krijojnë rrezikshmëri në portën kundërshtare.
Keidi Bare dhe Klaus Gjasula rezultuan dy gjetje brilante që i dhanë menjëherë frytet e tyre. Por nga ana tjetër, edhe futbollistët që presin një shans kanë kualitete të mëdha. Madje situata arriti deri aty aqsa u la jashtë listës Taulant Xhaka. Por në ndeshjet e nëntorit do të na kthehet edhe një lojtar me kualitete të mëdha.
Bëhet fjalë për Emanuele Ndoji, që ka lënë mbresa pozitive në humbjen e kuqezinjëve ndaj Islandës me rezultatin 1-0 në transfertë. Për shkak të një dëmtimi nuk ka qenë i pranishëm në dy ndeshjet e fundit, por tashmë pritet të thirret në listën e nëntorit, pasi është rikuperuar dhe po stërvitet me grupin te Breshia në Serinë A. /Sport Ekspres/