Jashtë planeve të stafit teknik të AEK-ut të Athinës për sezonin e ri. Fakti që nuk është grumbulluar nga trajneri për fazën përgatitore me ekipin grek, bën që Astrit Ajdareviç të kërkojë një skuadër të re për të vazhduar karrierën.
Ndërsa në horizont është Goteborgu, me norvegjezët që kanë shfaqur interes për shërbimet e mesfushorit, 28-vjeçari dërgon një mesazh të qartë, duke shfaqur optimizëm pavarësisht asaj që po ndodh. “Të gjithë njerëzit përjetojnë momente të vështira, por ky nuk është rasti im”, shkruante Ajdareviç në profilin e tij zyrtar në “Instagram”.
“Unë dhe familja ime jemi mirë dhe me shëndet. Jeta ime personale po ndryshon ngadalë dhe jam një kampion në të gjitha aspektet e jetës. Nuk ka rëndësi çfarë ndodhë, do të jem unë ai që do të them të vërtetën nëse qëndroj apo jo. Nëse je një herë kampion, gjithmonë do të mbetesh i tillë”, ishte mesazhi i mesfushorit të Kombëtares shqiptare.