Mesazhi fantastik/ Gjelbrim Taipi flet për marrëdhënien me lojtarin serb të Kukësit, Ignjatoviç: Shokët e mi serb u tronditën kur erdha te Laçi

Fuqia e madhe e sportit është se mund të thyejë barrierat politike. Prej shumë vitesh nuk janë të paktë lojtarët serbë që kanë zgjedhur për të vazhduar karrierën e tyre në Shqipëri. Për këtë arsye, “AFP” ka bërë një shkrim dhe ka marrë disa intervista. Duke e nisur që nga Kukësi, atje ku Gjelbrim Taipi ka folur për lojtarin serb të verilindorëve, Luka Milunovic. “Ne flasim gjuhë të ndryshme, por të gjithë dimë gjuhën e futbollit”, tha Taipi.

Nga ana tjetër, Milunovic është shprehur: “Futbolli është kaq shumë përrallor dhe mund të jetojmë të gjithë së bashku. Jam këtu për dashurinë ndaj futbollit”. Ndërkohë mbrojtësi i Laçit, Ignjatovic, kujton tronditjen e madhe që i shkaktoi shokëve të ekipit kur erdhi në Shqipëri. “U tronditën dhe ishin mosbesues, por tani që shohin jetën time në Shqipëri nëpërmjet Instagramit, duan shumë prej tyre që të vijnë ta vizitojnë. Po mendoj të hap një agjenci turistike që të më lejojë të punoj në Shqipëri dhe Serbi, i njoh vendet e bukura të Shqipërisë”, u shpreh Ignjatovic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *