Maqedonia e Veriut gjendet pranë shkrimit të historisë. Verdhekuqtë eliminuan në mënyrë të befasishme Italinë dhe tashmë vetëm Portugalia i ndan nga Kupa e Botës. Për të motivuar më tepër Maqedoninë e Veriut ka menduar vetë presidenti i saj, i cili ka vendosur një premie prej 500 mij euro.
“Kampionë, ju jeni për ne padyshim fitues dhe krenaria e të gjithëve. Ne besojmë në ju dhe për këtë dua t’ju uroj suksese në ndeshjen me Portugalinë, dhe ne si qeveri mund të bëjmë më së paku që mundemi, të caktojmë një çmim prej 500 mijë eurosh për ju nëse kualifikoheni në Kupën e Botës”, ka thënë Dimitar Kovaçevski./Halit Delibashi-Sport Ekspres/