Tirana e ka harruar shijen e fitores që pas derbit me Partizanin dhe nga tre ndeshjet e fundit ka dalë me vetëm një pikë. Në një situatë të tillë nuk mund të mungojnë as kritikat, të cilat duket se nuk po i pëlqejnë aspak sulmuesit të bardhebluve, Ngoo.
Ky i fundit ka shpërndarë një foto në rrjetin e tij social, ku nuk e ka kursyer aspak fjalorin për ata që kanë pikëpyetjet e tyre mbi klubin, duke treguar kështu një sjellje jo të duhur.
“Gjithçka që ata bejnë është të flasin. Por kur të kthehemi në rrugën e duhur, ata do të jenë mbi k**** tonë. Zoti po zgjedh kohën. Ne do të vazhdojmë sërish”, ka shkruar Michael Ngoo./Sport Ekspres/