Në orën 18:00 të ditës së sotme do të kemi një përballje mes Cagliarit dhe Interit. Ekipi i Cagliarit do të kërkojë që të befasojë zikaltërit, të cilët futen gjithmonë për tre pikë dhe ndryshe nga të tjerët, nuk falin asgjë, të paktën nuk u mungon impenjimi i lartë.
Ndërkohë te Cagliari ka pasur shumë kritika për portierin shqiptar, Sherrin. Ky i fundit bëri një kalim të pabesueshëm nga Egnatia në Superiore direkt në Serinë A, madje brenda pak kohe mori vendin e titullarit.
Megjithatë në Itali nuk janë bindur shumë nga ky gardian dhe madje komentet e gazetarëve shkonin shpesh në ofendime. Megjithatë para këtij takimi, sipas mediave në Itali, konfirmohet edhe njëherë tjetër se titullar kundër Interit do të jetë Sherri, përpos të gjitha dyshimeve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/